Për 24 orë, 65 aktakuza kundër 96 personave

Kosova

Për 24 orë, 65 aktakuza kundër 96 personave

Më: 10 nëntor 2020 Në ora: 11:39
Foto ilustrim

Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 65 aktakuza, kundër 96 personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 16 persona të dyshuar.

Gjithashtu janë paraqitur 4 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër 4 personave të dyshuar, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ndaluar 3 persona të dyshuar dhe ka ngritur 22 aktakuza kundër 34 personave, për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit, kanë ndodhur dy vdekje të dyshimta. Prokurori kujdestar i Departamentit të Krimeve të Rënda, ka lëshuar urdhëresë për autopsi për 2 persona, të cilët janë gjetur pa shenja jete, në Prishtinë.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar 5 persona për 48 orë dhe ka ngritur 7 aktakuza kundër 8 personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar gjithsej 4 persona të dyshuar dhe ka ngritur 4 aktakuza kundër 5 personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar 2 persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka paraqitur 3 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër 3 personave të dyshuar dhe ka ngritur 14 aktakuza, kundër njëzetekatër (24) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar 1 person në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka bërë 1 kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër 1 personi dhe ka ngritur 1 aktakuzë kundër 2 personave.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur 10 aktakuza kundër 14 personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar 1 person të dyshuar dhe ka ngritur 7 aktakuza kundër 9 personave, për vepra të ndryshme penale. 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat