Politologia bën thirrje të publikohen emrat e abuzuesve seksualë të vajzës me probleme mendore

Kosova

Politologia bën thirrje të publikohen emrat e abuzuesve seksualë të vajzës me probleme mendore

Më: 11 nëntor 2020 Në ora: 12:12
Jehona Lushaku Sadriu

Politologia Jehona Lushaku Sadriu, ka shprehur mllefin e saj me ngjarjen e rëndë të abuzimit seksual që u raportua t’i ketë ndodhur një vajze me probleme mendore.

Ngjarja e rëndë e djeshme hyn në serinë e rasteve të abuzimit seksual me vajzat kosovare nga burrat e Kosovës.

Lushaku Sadriu iu ka bërë thirrje institucioneve të vendit që të bëjnë publikimin e emrave të këtyre njerëzve që kanë abuzuar me vajzën kosovare që u tha të kishte probleme me shëndetin mendor.

“Ftoj institucionet që t’ua publikojnë emrat këtyre qenieve që veç njerëz nuk qenkan. Ju ndihmon edhe familjeve që të dijnë kënd e kanë në shtëpi.” – shkruan ajo.

Reagimi i saj:

Shfrytezimi seksual i nje vajze me probleme mendore-7/8 burra te arrestuar. Çmenduri.

Ftoj institucionet qe t’ua publikojne emrat ketyre qenjeve qe veq njerez nuk qenkan. Ju ndihmon edhe familjeve qe te dijne kend e kane ne shtepi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat