Sot u mbajt debat për Draftrregulloren për Përkujdesjen dhe Mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve

Kosova

Sot u mbajt debat për Draftrregulloren për Përkujdesjen dhe Mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve

Më: 16 nëntor 2020 Në ora: 16:12
Pamje nga vendi i ngjarjes

Koordinatorja, për përkujdesjen dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në Komunën e Malishevës,   Vera Bytyçi me përfaqësues të gjitha grupeve shoqërore dhe institucionale, mbajti debatin publik për Draftrregulloren për Përkujdesjen dhe Mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.

Për shkaqe të situatës me pandeminë COVID-19 pjesëmarrësit ishin në cilësinë e përfaqësuesve të OJQ-ve dhe atyre institucional.

 Ajo  para pjesëmarrësve prezantoi në pika të trasha substancën e neneve të kësaj dreftrregullore e cila rregullon të drejtat e fëmijëve ku do veçua se : Me këtë rregullore përcaktohen rregullat dhe procedurat për përkujdesjen dhe mbrojtjen e fëmijës, në zbatim të Ligjit për mbrojtjen e fëmijës dhe kompetencave vetanake të Komunës së Malishevës, me qëllim të:

Mbrojtjes së fëmijës nga të gjitha format e dhunës fizike dhe mendore, abuzimit, keqpërdorimit, shfrytëzimit, neglizhimit apo ndonjë forme tjetër që vë në rrezik jetën, sigurinë, shëndetin, edukimin, arsimimin dhe zhvillimin e fëmijës si dhe përcaktimit të detyrave dhe përgjegjësive, të subjekteve për mbrojtjen e fëmijës, si dhe mënyrës së koordinimit, raportimit dhe bashkëpunimit të tyre me qëllim të kontributit në sistemin për mbrojtjen e fëmijës, e kontributit në krijimin e një komunë mike për fëmijë.

 Prandaj, Komuna e Malishevës, përkujdeset që në territorin e saj, nga të gjitha subjektet për mbrojtjen e fëmijës dhe në të gjitha fazat, të zbatohen plotësisht, të gjitha të drejtat e fëmijës.Organet dhe administrata komunale si dhe subjektet për mbrojtjen e fëmijës, janë përgjegjës për sigurimin e shërbimeve dhe masave parandaluese, mbrojtëse dhe riintegruese për mbrojtjen e fëmijës në territorin e Komunës, sipas përgjegjësive të përcaktuara në Ligj.

Të pranishmit debatuan dhe vlerësuan se obligativisht të fillohet me implementim të kësaj rregullore, pasi të shqyrtohet dhe miratohe nga këshilltarët e Kuvendit Komunal të Malishevës dhe rekomandimeve që dolën nga debati publik.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat