Rudari: E gjithë Podujeva ndan dhimbjen me familjen që humbi baba e bir nga Covid-19

Kosova

Rudari: E gjithë Podujeva ndan dhimbjen me familjen që humbi baba e bir nga Covid-19

Më: 16 nëntor 2020 Në ora: 23:59
Avni Rudari

Ushtruesi i detyrës i kryetarit të Podujevës, Avni Rudari, ka thënë se e gjithë Podujeva ndan dhimbjen e thellë me familjen e dy anëtarëve të familjes podujevase, baba e bir, që humbën jetën sot nga Covid-19.

“Sigurisht që e gjithë Podujeva është e pikëlluar dhe ndajmë dhimbjen thellë me familjen”, ka thënë Rudari.

“Ne do të donim që këto të ishin të fundit në territorin e komunës së Podujevës dhe në gjithë Kosovën sepse vërtet gjendja është duke u përkeqësuar më shumë”.

Rudari ka njoftuar se gjendja e familjes së të ndjerëve është e rënduar, mirëpo ka theksaur se do komuna do t’iu qëndrojë pranë.

Ai e ka shprehur sërish shqetësimin që rastet në Podujevë janë rritur rastet, e sidomos në dy-tri ditët e fundit ku pjesa dërrmuese e mostrave kishin dalë pozitive me Covid-19.

“Gjendja është përkeqësuar dukshëm, megjithatë popullata janë duke i respektuar vendimet e qeverisë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat