833 të vdekur nga COVID-19

Kosova

833 të vdekur nga COVID-19

Më: 17 nëntor 2020 Në ora: 07:44
Ilustrim

Që nga 13 marsi kur edhe u paraqitën dy rastet e para pozitive me COVID-19 e deri më tani numri i rasteve pozitive me virusin korona ka shkuar në 20 mijë e 805 nga 120 mijë e 811 persona të dyshimtë në virusin SARS CoV-2

Vetëm gjatë n24 orëve të fundit sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) janë shënuar 688 raste të reja, derisa 236 të tjera janë shëruar.

E shkak i infektimit me SARS SoV-2 kanë vdekur 833 persona.

Kurse 11 mijë e 431 janë raste aktive me COVID-19.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.865 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 688 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (76, 54, 38 vjeç), Rahovec 2 raste (74, 67 vjeç), Ferizaj 1 rast (48 vjeç), Gjilan 1 rast (82 vjeç), Kamenicë 1 rast (57 vjeç), Klinë 1 rast (65 vjeç), Skenderaj 1 rast (76 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (54 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 29.805 raste nga 120.811 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 833 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 236 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 17.541 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.431”, thuhet në të dhënat e IKSHPK-së. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat