Apeli e kthen në rigjykim vendimin për riorganizimin e shkollave në Kamenicë

Kosova

Apeli e kthen në rigjykim vendimin për riorganizimin e shkollave në Kamenicë

Më: 17 nëntor 2020 Në ora: 09:51
Foto ilustrim

Pak ditë pas vendimit të Gjykatës së Prishtinës për shtyrje të ekzekutimit të vendimit për fazën e tretë të ‘riorganizimit’ të shkollave në Komunën e Kamenicës, Gjykata e Apelit ka marrë vendim që çështjen ta kthej në rivendosje. 

Me vendimin e datës 2 nëntor 2020, Gjykata e Prishtinës kishte vendosur që t`u japë të drejtë 25 prindërve nga fshatrat e Kamenicës, të cilët Gjykatës së Prishtinës i kishin propozuar shtyrjen e ekzekutimit të vendimit të datës 10 shtator 2020, të marrë nga Komuna e Kamenicës, vendim me anë të të cilit parashihet riorganizimi i disa shkollave të fshatrave: Petroc, Topanicë, Karaçevë e Epërme, Karaqevë e Poshtme, Shipashnicë e Epërme dhe Hogosht. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat