768 persona ndëshkohen për mosrespektim të Ligjit anti-COVID

Kosova

768 persona ndëshkohen për mosrespektim të Ligjit anti-COVID

Më: 17 nëntor 2020 Në ora: 10:04
Foto ilustrim

Vazhdon të mos respektohet Ligji për parandalimin e përhapjes së koronavirusit në Kosovë.

Banorët e Kosovës edhe më tutje vazhdojnë të mos e respektojnë Ligjin për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Sipas Policisë së Kosovës, vetëm në 24 orët e fundit janë ndëshkuar 768 persona për mosrespektim të Ligjit anti-COVID.

Theksojmë se për shkak të rritjes së rasteve me koroanvrius, Qeveria e Kosovës javën që lamë pas ka marrë masa të reja, kështu duke i ndarë qytetet në tri kategori, atë me rrezikshmëri të ulët, rrezikshmëri të mesme dhe rrezikshmëri të lartë.

Në këtë të fundit hyjnë të gjitha qytetet që kanë shumë raste të reja dhe nëpër këto qytete, përfshirë edhe kryeqytetin nga ora 19:00 deri në ora 05:00, ndalohen të gjitha aktivitet si dhe është orë policore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat