Rakiqi raporton para deputetëve rreth ndarjes së buxheti nëpër komuna

Kosova

Rakiqi raporton para deputetëve rreth ndarjes së buxheti nëpër komuna

Më: 17 nëntor 2020 Në ora: 12:03
Goran Rakiq

Ministrit i Pushtetit Lokal, Goran Rakiq ka thënë se organizmi i sistemit arsimor është në kompetencë të komunave, dhe se ata për rastin e reformës në arsim në komunën e Kamenicës, kanë dhënë vetëm interpretim ligjor.

Ai gjatë raportimit  në Komisioni për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim, tha se ministria nuk ka marrë asnjë vendim për reformën në Kamenicë.

“Ministria nuk e ka nxjerrë asnjë vendim, por vetëm një mendim ligjor, dhe kam marr ftesë në komision lidhur me mendimin ligjor për reformën në Kamenicë. Ministria në harmoni me mandatin zyrtar ka për qëllim përforcimin e komunave që  t’i zbatojnë kompetencat e tyre dhe t’i krijojnë kushtet. Në shkurt të vitit 2020 ne kemi dërguar një mendim. Me kërkesën e kryetarit Qendron Kastrati i njëjti mendim iu është dërguar ministrisë së Arsimit, dhe mendimi juridik bazohet në legjislacionin aktual. Sa i përket çështjes komuna në bazë të kompetencave të veta e ka mandatin e plotë të vetë në çështjen e arsimit, dhe kjo kompetencë është e shpjeguar të arsimi fillor, parafillor dhe i mesëm. Kjo është përgjegjësi e kuvendit të komunë.”Nuk kam informata dhe njohuri të tjera se cilat procedura i ka marr kryetari i Kamenicës dhe vetëm kemi dhënë mendimin tonë se cilat janë kompetencat për kryetarin e komunës, ka thënë Rakiq.

Tutje ai ka thënë se ministria ka për qëllim forcimin e komunave, në mënyrë që t’i zbatojnë kompetencat e tyre.

Ndërsa deputeti Valon Ramadani nga VV-ja ka thënë se për shkak të reformës së arsimit në Kamenicë, 400 nxënës nuk po e zhvillojnë mësimin.

“Kompetencat ekzekutive janë të kufizuara me ligj. Për shkak te kësaj reforme kanë mbetur 400 nxënës pa vijuar mësimin në komunën e Kamenicës. Ne e dimë që një reformë e kanë kundërshtuar të gjithë prindërit e kësaj komune. Ju keni dhënë një opinion ligjor por kryetari nuk është duke e respektuar”

Rozafa Ukimeraj sekretare e përgjithshme në ministrin e Pushtetit Lokal ka thënë ministria opinion e njëjtë e ka dhënë edhe në shtator.

“Ministria e ka dhënë një opinion ligjor me kërkesën e ministres së Arsimit ne atë kohë, dhe opinioni i fundit që kemi dërguar është vetëm ripërsëritje i atij që e kemi dërguar në shkurt”, tha ajo.

Kryesuesi i komisionit Mergim Lushtaku ka pyetur ministrin e Pushtetit Lokal se si bëhet ndarja e fondeve publike, dhe a mund të ketë favorizime partiake edhe etnike.

Rakiq ju është përgjigjur pyetjes së Lushtakut sa i përket ndarjes së fondeve publike. Ai ka thënë se fondet janë ndarë për të giithe njejtë pa dallim përkatësie.

"Sa i përket ndarjes së mjeteve, nga ministria në radhë të parë ne jemi “servis” për komunat dhe qytetarët dhe në rastin e ndarjes së mjeteve kemi qenë që ato mjete t’i dërgohen atyre komunave dhe atyre pozitave ku kryetarët e komunave kanë kërkuar, sepse kryetarët e komunave e din ku është më e nevojshme. Të gjitha mjetet kanë shkuar njëjtë pa marr parasysh përkatësinë kombëtare”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat