Dumoshi viziton Llapin, përuron dhe inauguron fusha sportive

Kosova

Dumoshi viziton Llapin, përuron dhe inauguron fusha sportive

Më: 17 nëntor 2020 Në ora: 16:44
Vlora Dumoshi

Ministrja për Kulturë Rini dhe Sport, Vlora Dumoshi, sot ka qëndruar për vizitë në Komunën e Podujevës ku mori pjesë në përurimin e fushave sportive në Kërpimeh, pastaj vizitoi stadiumin “Zahir Pajaziti” si dhe mori pjesë në fillimin e punimeve në fushën sportive në fshatin Siboc.

Nga vizita në stadiumin “Zahir Pajaziti”, Dumoshi deklaroi se ka një ndjesi të veçantë, pasi vite më parë bahskë me legjendën Fadil Vokrri, kishte marrë pjesë në vendosjen e gurthemelit të këtij stadiumi.

Dumoshi: Bashkë me Fadil Vokrrin i vendosëm themelet e stadiumit “Zahir Pajaziti”

“Erdhëm në vizitë në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’, ku luan ekipi i Llapit në futboll dhe për mua kjo është një ndjesi e veçantë sepse edhe gurthemelin e këtij stadiumi e kam vendosur bashkë me ish-futbollistin, legjendën tonë kombëtare, Fadil Vokrrin dhe ish kryetarin Agim Veliu. Kjo puna e vizitave dhe inspektimeve të punimeve gjatë kësaj kohe si ministre i kam dhënë rëndësi dhe kjo po jep rezultat për përshpejtimin e punës.”

Dumoshi më tutje shtoi se me ardhjen e saj si ministre janë rregulluar tribunat në këtë stadium duke i dhënë një pamje të bukur stadiumit.

Dumoshi: Me ardhjen tonë u vendosën tribunat në stadiumin “Zahir Pajaziti”

“Ne kur kemi ardhur nuk kanë qenë një pjesë e madhe e tribunave, por tash po e shohim që tribunat janë përfunduar në tri pjesë të stadiumit dhe ka marr një pamje jashtëzakonisht të bukur me ulëset te cilat janë vendosur. Ky projekt për këtë vit ka qenë i buxhetuar me rreth 700 mijë euro, kurse tash pjesa Lindore do të përfundojë dhe urojmë që ky projekt t’i sjellë suksese futbollistëve të cilët janë më të mirë dhe rezultatet të jenë të njëpasnjëshme. Unë e falënderoj kryetarin dhe ish-kryetarin për bashkëpunimin që ta jëtësojmë këtë projekt”, tha ajo.

Ndërkaq, ushtruesi i detyrës së kryetarit të Podujevës, Nexhmi Rudari e falënderoi ministren Dumoshi për përkushtimin e saj personal dhe institucional që ky stadium të marrë pamje të tillë.

Rudari: Deri para pak vitesh ky stadium ishte vetëm një fushë e hapur

“Faleminderit për të gjithë kontributin personal dhe institucional që ky stadion të merr pamjen që e ka marr, vërtetë është një pamje shumë e mirë kur kemi parasysh se në çfarë gjendje ka qenë ky stadium para pak vitesh, mund të themi që nuk ka qenë fare stadium, ka qenë një fushë e hapur. Sot jemi në përfundim të punimeve të këtij viti, vitin e ardhshëm e kemi ndërhyrjen në tribunën lindore që ka mbetur e vetmja e papërfunduar. Sigurisht që kemi projekte bashkë me Ministrinë e Kulturës që ta ndërrojmë barin artificial me atë natyral dhe pastaj edhe ndriçimin dhe kur ta kemi edhe ndriçimin, sigurisht edhe qytetarët edhe sportdashësit edhe tifozët e klubit të zemrës Llapit do të jenë në kushte më të mira për ta përcjell dhe mbështetur ekipin tonë Llapin që të del edhe në garat ndërkombëtare.”.

Minsitrja Vlora Dumoshi gjithashtu mori pjesë edhe në fillimin e punimeve në fushën sportive në fshatin Siboc.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat