Kryetari i Malishevës vazhdon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore

Kosova

Kryetari i Malishevës vazhdon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore

Më: 17 nëntor 2020 Në ora: 20:23
Ragip Begaj

Hajdin Berisha, nënkryetar i Komunës së Malishevës thotë se gjendja shëndetësore e kryetarit Ragip Begaj vazhdon të jetë e rëndë.

Ai thotë se Begaj po kurohet në QKUK dhe mjekët po bëjnë të pamundurën për ta ndihmuar.

“Sot është dita e 20’të kur kryetari i Komunës të Malishevës Ragip Begaj pas disa shqetësimeve shëndetësore duke pasur për bazë edhe përgjegjësinë institucionale menjëherë i është nënshtruar testit për Covid-19 nga ku ka rezultuar pozitiv”, tha ai.

“Në dy ditët e para ka qëndruar në shtëpi mirëpo menjëherë ka filluar përkeqësimi i gjendjes shëndetësore dhe është hospitalizuar në Klinikën Infektive ku po e vazhdon trajtimin”, tha Berisha për RTV Dukagjini.

“Gjendja e kryetarit aktualisht është shpresëdhënëse përndryshe akoma është gjendja e rënduar. Profesionistët shëndetësor po bëjnë përpjekje që gjendja të sanohet megjithatë shpresoj se gjendja e kryetarit do të përmirësohet. Aktualisht gjendja e tij është e rënduar”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat