Babë e djalë vdesin nga Covid-19 — Familjarët thonë se nuk kishin probleme shëndetësore

Kosova

Babë e djalë vdesin nga Covid-19 — Familjarët thonë se nuk kishin probleme shëndetësore

Më: 18 nëntor 2020 Në ora: 00:50
Podujevë

Babë e bir nga Podujeva vdesin nga Covid-19, familjarët tregojnë se si u infektuan, asnjëri nuk kishin probleme të tjera të rënda shëndetësore.

Të pame nuk kanë, por njoftimet për vdekje, janë vendosur në dyert e shtëpisë.

Të hënën, familja Rrahimi nga Podujeva, u godit edhe nga një ngjarje e rëndë.

Këtu, babë e birë, vdiqën brenda 4 ditëve.

Fillimisht, kryefamiljari, Isuf Rrahimi, si pasojë e infektimit me virusin korona, ndërroi jetë të enjten.

E pak ditë më vonë, betejën me virusin korona e  humbi edhe i biri i tij, Valon Rrahimi.

Enver Maloku, kusheri i viktimave, thotë që Isuf Rrahimit, gjendja ju keqësua pasi u kthye nga spitali, ku qëndroi për 10 ditë dhe doli negativ.

Rrahimi thotë që kanë dyshime, që virusin mund ta kenë marrë pikërisht gjatë qëndrimit në Klinikën e Pulmologjisë.

Ndërsa, 41 vjecari, virusin e mori gjatë kohës sa po kujdesej për babain e sëmurë.

Ai po ashtu thotë, që Valoni nuk vuante nga asnjë sëmundje.

Ndërsa babai i tij, Isufi, kishte pak shqetësime shëndetësore.

Në fund, Rrahimi ka porositur të gjithë qytetarët e vendet, të mos ta neglizhojnë këtë virus.

E ky rast, ka prekur edhe banorët e kësaj lagje në Podujevë.

Ndërkohë, të tronditur nga kjo ngjarje  janë edhe në Komunën e Podujevës.

Rudari ka porositur llapjanët për kujdes, pasi Podujeva gjendet në zonën e kuqe.

Ndërkohë, 41 vjecari që ndërroi jetë të hënën, pas vetes la gruan dhe 3 fëmijë.

Ndërkohë, Ikshpk, të martën bëri të ditur, se edhe 59 raste të tjera, u shënuan me covid 19 me qytetin e Podujeves.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat