Podujevë: Katër vjet në zyre, 1 muaj punë – asfalti “dygisht” nuk ndalet as në pikë të natës në prag të zgjedhjeve

Kosova

Podujevë: Katër vjet në zyre, 1 muaj punë – asfalti “dygisht” nuk ndalet as në pikë të natës në prag të zgjedhjeve

Më: 18 nëntor 2020 Në ora: 08:54
Foto ilustrim

Më pak se dy javë kanë mbetur deri në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Podujevës.

Pikërisht në këtë kohë, kur kanë mbetur edhe pak ditë në hapjen e kutive për votim, partia që udhëheq me komunën, ajo e LDK-së, ka nisur gjahun nëpër zona të ndryshme të Podujevës.

Madje, asfalti dy-tre centimetërsh nuk po ndalet së shtruari as në pikë të natës. Kështu ka ndodhur edhe sonte në fshatin Godishnjak të kësaj komune.

Kështu kanë thënë banorë të kësaj ane. Sipas tyre, punimet në këtë rrugë janë duke u kryer me shtresë të hollë të asfaltit, ndërkohë që i njëjti është duke u shtruar natën në temperatura të ulëta.

Ndërkaq, për këso punimesh janë ankuar edhe banorë të zonave tjera.

Kujtojmë që zgjedhjet lokale në Podujevë do të mbahen më 29 të këtij muaji, ndërkohë që në garë janë tre kandidatë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat