Rritet numri i bursave për studentët lipjanas

Kosova

Rritet numri i bursave për studentët lipjanas

Më: 18 nëntor 2020 Në ora: 15:43
Njoftimi

Me vendim të kryetarit të komunës, Imri Ahmeti është rritur edhe për 40 numri i përfituesve për bursa për studentët e vitit akademik 2020/2021.

Kryetari Ahmeti ka bërë rritjen e përfituesve të bursave për studentët nga 80 sa ishte planifikuar në 120 përfitues, ku secili do të fitoj bursë në vlerë prej 500 euro.

Kjo rritje është mirëpritur nga studentet e Komunës së Lipjanit duke e pasur parasysh edhe gjendjen financiare të rënduar për shkak të pandemisë COVID-19, në shoqërinë tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat