Nënkryetari i Novobërdës telefonon pothuajse të gjithë qytetarët e komunës të infektuar me COVID-19

Kosova

Nënkryetari i Novobërdës telefonon pothuajse të gjithë qytetarët e komunës të infektuar me COVID-19

Më: 18 nëntor 2020 Në ora: 19:17
Bajrush Ymeri

Nënkryetari i Komunës së Novobërdës, Bajrush Ymeri, ka njoftuar se këtë të mërkurë ka biseduar përmes telefonit me pothuajse të gjithë qytetarët e kësaj komune që janë të prekur nga koronavirusi.

“I kontaktova në radhë të parë, për të mësuar se si është gjendja e tyre shëndetësore dhe ekonomike në këto ditë të vështira. Edhe pse deri më sot të gjithë të infektuarit janë mirë me shëndet, dhe fatmirësisht s’kemi asnjë rast vdekje, ne po kërkojmë kujdes të shtuar, sepse jo të gjithë e kanë kaluar lehtë”, është shprehur ai.

“Sa për informatë, në territorin e komunës sonë, që nga paraqitja e rastit të parë më datë 27 korrik 2020 e deri më sot, numri i të infektuarve ka arritë në 41 persona, prej tyre 29 janë shëruar dhe 12 raste janë aktive”.

Postimi në Facebook:

Dje dhe sot kam kontaktuar pothuajse të gjithë qytetarët tanë që jan të infektuar me COVID 19 nga komuna e jonë.

I kontaktova në radhë të parë, për të mësuar se si është gjendja e tyre shëndetësore dhe ekonomike në këto ditë të vështira.

Edhe pse deri më sot të gjithë të infektuarit janë mirë me shendet, dhe fatmirësisht skemi asnjë rast vdekje, ne po kërkojmë kujdes të shtuar, sepse jo të gjithë e kanë kaluar lehtë.

Sa për informatë, në teritorin e komunës sonë, që nga paraqitja e rastit të parë më datë 27 korrik 2020 e deri më sot, numri i të infektuarve ka arritë në 41 persona, prej tyre 29 janë shëruar dhe 12 raste jan aktive.

Andaj qytetarë të nderuar, ju lus për kujdes më të shtuar, për mbajtje të maskës, për mbajtje të distancës dhe pastrim të duarve.

Po ashtu ju lutemi të reduktoni në maksimum vajtje-ardhjet qoftë edhe te familjarët e juaj.

Vetëm kështu ne ruajmë veten, familjen, shtetin dhe mbarë njerëzimin.

Zoti ju ruajt dhe ju dhashtë shendet juve dhe gjithë familjeve të juaja!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat