Bulliqi dhe Kurti premtojnë mbështetje për bizneset në Podujevë

Kosova

Bulliqi dhe Kurti premtojnë mbështetje për bizneset në Podujevë

Nga: A.SH Më: 18 nëntor 2020 Në ora: 21:01
Kurti gjatë vizitës në Podujevë

Albin Kurti gjatë vizitës në Podujevë së bashku me Shpejtim Bulliqin kanë vizituar kompaninë Albi Mont.

Ata shprehën mbështetje të parezervë të kompanive me të gjitha kapacitetet në dispozicion.

Postimi në Facebook:

Sot, bashkë me kryetarin e Lëvizjes z.Kurti si dhe bashkëpunëtorë vizituam kompaninë Albi Mont. U pritëm nga pronari z. Florim Aliu dhe punëtorët e kompanisë me të cilët diskutuam për punën dhe tregun e saj si dhe me vështirësitë me të cilat po përballet kjo kompani ashtu si shumë biznese tjera në komunën tonë.

Trajtimi i drejtë dhe i barabartë i kompanive është parakushti i zhvillimit të ekonomisë dhe ngritjes së mirëqenies së qytetarëve, prandaj ne u zotuam se si qeverisje e re komunale do të jemi mbështetës të parezervë të kompanive me të gjitha kapacitetet në dispozicion.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat