Për gjashtë ditë kanë vdekur rreth 100 persona nga Covid’i në Kosovë

Kosova

Për gjashtë ditë kanë vdekur rreth 100 persona nga Covid’i në Kosovë

Më: 21 nëntor 2020 Në ora: 22:48
Foto Ilustrim

Për gjashtë ditë 95 persona kanë vdekur nga koronavirusi në Kosovë.

Gjatë kësaj jave, numri i vdekjeve nga Covid-19 ka qenë mbi 10 persona për 24 orë. Vendi theu rekordin e viktimave në ditën e shtunë, me 19 jetë të humbura për 24-orë.

E marta u shënua si dita me më së paku të vdekur nga virusi korona – 11 të vdekur.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, gjatë ditës së sotme ka bërë thirrje për kujdes të shtuar pasi klinikat dhe spitalet janë të mbushura e personeli shëndetësor është angazhuar maksimalisht.

I njëjti institucion mbrëmë ka njoftuar masat e reja për komunat e Kosovës, për kategorizimin e komunave në bazë të zonës së rrezikshmërisë.

Në zonën e kuqe bëjnë pjesë komunat me rrezik të lartë apo komunat me mbi 151 të infektuar në 100.000 banorë brenda javës.

Në këtë zonë janë 18 komuna:

Prishtina, Fushë-Kosova, Gjilani, Obiliqi, Gjakova, Shtimja, Podujeva, Peja, Ferizaj, Mitrovica e Jugut, Vushtrria, Lipjani, Vitia, Zveçani, Leposaviqi, Zubin Potoku, Mitrovica e Veriut dhe Kamenica.

Në zonën e verdhë bëjnë pjesë komunat me rrezik të mesëm, apo komunat prej 76 deri në 150 të infektuar në 100.000 banorë brenda javës.

Në këtë zona janë 14 komuna:

Prizreni, Klina, Deçani, Drenasi, Malishevë, Suhareka, Novobërda, Graçanica, Ranillugu, Parteshi, Kaçaniku, Kllokoti, Rahoveci dhe Skenderaj.

Në zonën e gjelbër bëjnë pjesë komunat me rrezik të ulët apo komunat prej 1 deri në 75 të infektuar në 100.000 banorë brenda javës.

Në këtë zonë bëjnë pjesë 6 komuna:

Mamusha, Dragashi, Shtërpca, Juniku, Istogu dhe Hani i Elezit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat