LDK s’dorëzohet, thonë se Podujeva do të vazhdoj rrugëtimin me Nexhmi Rudarin

Kosova

LDK s’dorëzohet, thonë se Podujeva do të vazhdoj rrugëtimin me Nexhmi Rudarin

Më: 22 nëntor 2020 Në ora: 07:49
Nexhmi Rudari

Herën e fundit Komuna e Podujevës është udhëhequr nga Lidhja Demokratike e Kosovës në krye me Agim Veliun, teksa nga kjo parti thonë se do të fitojnë prapë aty.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi thotë se Podujeva do të vazhdoj rrugëtimin me LDK-në.

Ai përmes një postimi në Facebook beson se kjo komunë do të zhvillohet me kryetarin Nexhmi Rudari.

Kujtojmë që zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar komune do të mbahen më 29 nëntor.

Kandidatët për kryetar të Podujevës janë: Naim Fetahu nga PDK, Nexhmi Rudari nga LDK dhe Shpejtim Bulliqi nga VV.

Podujeva do te vazhdoj rrugetimin me LDK, dhe te zhvillohet me kryetarin Nexhmi Rudari LDK #11

Posted by Arben Gashi on Saturday, November 21, 2020
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat