​Gjendet një person pa shenja jete në Lagjen e Boshnjakëve

Kosova

​Gjendet një person pa shenja jete në Lagjen e Boshnjakëve

Më: 22 nëntor 2020 Në ora: 21:52
Lagja e Boshnjakëve

Një person pa shenja jete është gjetur para pak minutash në veri të Mitrovicës.

Trupi i pajetë i personit, identiteti i të cilit ende nuk dihet, është gjetur afër pompës së benzinës në Lagjen e Boshnjakëve, ndërkohë që policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Lajmin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e veriut, Branisllav Radoviq.

"Një person është gjetur pa shenja jete para pak minutash" ka thënë Tadoviq.

Ai nuk ka dhënë detaje shtesë, duke thënë se hetuesit policorë janë duke zhvilluar hetimet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat