Ndriçimi në sheshin e Podujevës, Rudari: Persona të papërgjegjshëm kanë dëmtuar siguresat e ndriçimit publik

Kosova

Ndriçimi në sheshin e Podujevës, Rudari: Persona të papërgjegjshëm kanë dëmtuar siguresat e ndriçimit publik

Nga: A.SH Më: 22 nëntor 2020 Në ora: 22:22
Bulevardi i qytetit të Podujevës

Ka pak ditë që në bulevardin e qytetit të Podujevës është bërë ndriçimi plublik.

Mirëpo, këtë ndriçim disa herë kanë dëmtuar siguresat, kështu thotë i pari i komunës, Nexhmi Rudari.

Sipas tij, këtë e kanë bërë personat e papërgjegjshëm dhe me qëllime të ulëta.

Postimi në Facebook:

Të dashur qytetarë,

Ju informojmë se persona të papërgjegjshëm, të ndikuar nga grupe të interesit dhe me qëllime të ulëta, disa herë kanë dëmtuar siguresat e ndriçimit publik në bulevardin e qytetit.

Kompania e kontraktuar ka intervenuar duke vendosur siguresa të tjera.

Po ashtu, persona të papërgjegjshëm sonte kanë fikur dritat e ndriçimit publik edhe në rrugën “Qendresa”.

Ftojmë qytetarët që mos të bien pre e axhendave të ulëta politike dhe të dëmtojnë pronën publike.

Zgjedhjet vijnë dhe shkojnë, Podujeva mbetet!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat