PDK hap fushatën në Podujevë: Do t’i japim fund keqqeverisjes 20 vjeçare

Kosova

PDK hap fushatën në Podujevë: Do t’i japim fund keqqeverisjes 20 vjeçare

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 12:39
Naim Fetahu

Sot është dita kur tri paritë shqiptare në Podujevë kanë filluar fushatën zgjedhore.

Është kandidati nga PDK, Naim Fetahu që nën shoqërimin e u.d të kryetarit të partisë, Enver Hoxhaj ka hapur zyrtarisht fushatën pesë ditore para qytetarëve llapjanë.

Fetahu gjatë prezantimit të projekteve të tij nëse vjen në krye të Podujevës, ka renditur disa pika se çfarë do të bëjë ai.

“Do të kemi zyre për veteranët e UCK-së brenda komunës.”

“Do të u mundësojmë qytetarëve që të funksionalizohet spitali i qytetit”

“Do të hap çerdhe të tjera publike”

“Do të kemi më shumë parqe e hapësira publike”

“Do t’i japim fund keqqeverisjes 20 vjeçare”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat