Sot në Malishevë janë regjistruar 9 raste me Covid-19

Kosova

Sot në Malishevë janë regjistruar 9 raste me Covid-19

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 16:11
Malishevë

Sot në territorin e Komunës së Malishevës, janë regjistruar 9 raste të reja me covid-19.

Këto të dhëna janë konfirmuar në komunikimin e rregullt me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, si dhe me verifikimin e rasteve në terren.

Rastet e ditës së sotme, janë regjistruar në këto vendbanime: 4 raste në Astrazup dhe nga 1 rast në Llazicë, Drenoc, Mirushë, Temeqinë dhe Ngucat, kurse numri i rasteve aktive është 100 raste.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Deri më tani me covid-19 janë regjistruar 397 persona dhe 270 prej tyre janë shëruar, plotësisht, 27 kanë vdekur dhe aktiv me covid-19 janë edhe 100 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat