Moti për dy ditët e ardhshme

Kosova

Moti për dy ditët e ardhshme

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 16:09
Foto ilustrim

Situatë e ngjashme meteorologjike do të vazhdojë të mbajë edhe gjatë ditëve vijuese.

Kjo si pasojë e masave anticiklonike të stacionuara mbi gadishullin e Ballkanit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius. Cilësia e ajrit do të jetë në kufijtë e pashëndetshëm si rrjedhojë e masave pasive të ajrit dhe elementeve tjerë meteorologjikë.

Në mëngjes pritet të ketë mjegull, nëpër ultësira dhe rrëzë maleve. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat