Sot katër raste me Covid-19 në Malishevë

Kosova

Sot katër raste me Covid-19 në Malishevë

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 15:33
Malishevë

Sot në territorin e Komunës së Malishevës, janë regjistruar katër raste të reja me covid-19.

Të dhënat janë të konfirmuara nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës në komunikimin e rregullt me Komunën e Malishevës, si dhe nga kontaktet me rastet në terren.

Raste e reja të regjistruar sot vijnë nga këto vendbanime: 2 raste në Drenoc dhe 1 rast në Lladrvoc dhe Temeqinë.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga data 14 mars 2020 e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 428 raste, prej tyre 307 janë shëruar, 27 kanë vdekur dhe aktiv me covid-19 janë edhe 94 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat