Imami Hajrullah Hoxha vdes nga coronavirusi

Kosova

Imami Hajrullah Hoxha vdes nga coronavirusi

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 13:21
Hajrullah Hoxha

Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se ka ndërruar jetë hoxha, Hajrullah Hoxha si pasojë e infektimit me coronavirus.

BIK njofton se varrimi i të ndjerit do të bëhet gjatë ditës së sotme, në varrezat e fshatit Korraticë e Epërme të komunës së Drenasit.

“Njoftojmë miqtë, kolegët dhe gjithë dashamirët se varrimi i hoxhës Hajrullah ef. Hoxha, do të bëhet sot, në varrezat e fshatit Korroticë e Epërme, në kohën e namazit të ikindisë. Po ashtu, ju njoftojmë se Hajrullah ef. Hoxha ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19, andaj ju njoftojmë të gjithëve se varrimi i tij do të bëhet vetëm nga rrethi i ngushtë familjar, si dhe nuk do të ketë të pame të organizuar”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, numri i viktimave nga coronavirusi në Kosovë ka arritur në 1 mijë e 16.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat