86 raste aktive me koronavirus në Malishevë

Kosova

86 raste aktive me koronavirus në Malishevë

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 16:06
Malisheva

Sot në Komunën e Malishevës janë konfirmuar edhe 4 raste të reja me koronavirus si dhe janë shëruar 10 të tjerë.

Komuna ka njoftuar se rastet e reja vijnë nga këto vendbanime: 3 raste në Kijevë dhe 1 rast në Balincë, kurse numri i rasteve aktive është 89 raste.

“Gjendja e përgjithshme me covid-19 në territorin e Komunës së Malishevës, është kjo: Nga data 14 mars 2020, e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 440 persona, prej tyre 323 janë shëruar, 28 kanë vdekur dhe aktiv me covid-19 janë edhe 86 persona”, thuhet tutje në njoftim.

Në ndërkohë në emër të shtabit emergjent komunal, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, ju ka bërë thirrje qytetarëve që të vazhdojnë të zbatojnë rekomandimet e institucioneve përgjegjëse shëndetësore.

“Zbatoni rekomandimet e institucioneve përgjegjëse shëndetësore, për mbajtje të maskës, apo mbuloni gojën dhe hundën me maskë mbrojtëse, e sidomos mbani distancës sociale dhe shmangni vendet ku ka grumbullime të njerëzve, pasi vetëm përmes zbatimit të këtyre masave ne mund ta luftojmë virusin”, ka thënë Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat