Specializantët protestojnë nesër para QKUK-së

Kosova

Specializantët protestojnë nesër para QKUK-së

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 12:04
Arsyeja e dytë e protestës sipas tyre, është mos kompenzimi i kujdestarisë

Një grup i specializantëve kanë paralajmëruar një protestë e cila do të mbahet nesër në ora 10:30 në ambientet e Qendrës Klinike Universitare e Kosovës.

Ata do të bojkotojnë punën e tyre duke protestuar për shkak të mos ekzekutimit të shtesave për personelin shëndetësor të cilët nuk janë përfshirë në listën e përfituesve, edhe pse në vendimin e ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, thuhet se do të përfshihen të gjithë mjekët.

Ky grup protestues thotë se këto shtesa po i përfitojnë personat e administratës dhe mjekët që janë në pushime mjekësorë që nga fillimi i pandemisë, duke mos u marrë me asnjë pacientë me Covid19.

Arsyeja e dytë e protestës sipas tyre, është mos kompenzimi i kujdestarisë.

Por, këta specializantë thonë se në rast se SHSKUK dhe MSH thotë se nuk kanë mjete për të paguar askënd atëherë këta do të jenë të parët në krye të detyrës, por të mos bëhet ndarje të tilla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat