Llumnica: Personat me aftësi të kufizuara në Kosovë kanë problem të punësohen

Kosova

Llumnica: Personat me aftësi të kufizuara në Kosovë kanë problem të punësohen

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 19:50
Mejreme Llumnica

Mejreme Llumnica ka treguar për problemet të cilat ballafaqohen personat me aftësi të kufizuara në Kosovë.

Ajo në Info Magazine ka deklaruar se ata kanë probleme në shkollimin dhe punësim.

“Në arsim mungon gjithë përfshirja e plotë personave me nevoja të veçanta. Kemi barriera në infrastrukturë si në shkollimin e ulët dhe atë të lartë, përfshirë këtu edhe universitetet”.

“Në universitetet publike shumë pak persona me aftësi të kufizuara kanë qasje në infrastrukturë. Në disa kolegje private është duke u ofruar shkollimi për personat me aftësi të kufizuara. Pra, kemi problem në qasjen e objekteve arsimore. Gjithashtu kemi mungesë të asistentëve në shkolla dhe mungesë të cilësisë së mësimit”, është shprehur Llumnica.

“Në Kosovë ekzistojnë ligje të mjaftueshme për personat me aftësi të kufizuara, por ka ligje që duhet të plotësohen. Edhe pse ekziston ligji për punësim, nuk ka zbatim të tij. Kjo për shkak se ligji e thotë që në kompanitë private dhe publike ku ka të punësuar mbi 50 punëtorë, një i person me nevoja të veçanta është obligative që të jetë i punësuar. Kjo nuk zbatohet fare tek ne”.

Lluminca ka thënë se e ka problem të punësohet edhe pse i ka të përfunduara studimet në fushën e mjekësisë së përgjithshme.

“Kam aplikuar edhe në Ministrinë e Shëndetësisë dhe nuk jam punësuar. Arsyet për mos punësim që i thonë nuk janë të arsyeshme, nuk janë të kuptueshme”.

“Kërkohet përvoja e punës, ku të kemi përvojë të punës, nëse nuk na jepet mundësia për punësim. Nëse e ngritim zërin në këtë aspekt ndoshta do të ketë hakmarrje ndaj nesh”, ka thënë Llumnica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat