​Jashari: Po realizojmë kërkesat e qytetarëve për një jetë më të mirë

Kosova

​Jashari: Po realizojmë kërkesat e qytetarëve për një jetë më të mirë

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 16:00
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka njoftuar se pas përfundimit të ujësjellësit dhe kanalizimit së fundi, po vazhdojnë edhe me asfaltimin e segmenteve rrugore në fshatin Kryshec.

Jashari ka shkruar në Facebook se bashkë me përfaqësuesit e fshatit, Avdullahin e Fatosin, si dhe inxhinierin e komunës, kanë vizituar punimet që po zhvillohen në asfaltimin e rrugës “Xhavit dhe Arsim Gashi”, rrugë kjo e cila ka qenë në gjendje shumë të rëndë.

“Krahas kësaj po vazhdon projekti i ndërtimit të rrugës që lidhë Kryshecin me qytetit tonë.

Kështu në Kryshec dhe fshatra tjera po realizojmë kërkesat e qytetarëve për një jetë më të mirë”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat