Java e dytë e dhjetorit fillon me reshje shiu

Kosova

Java e dytë e dhjetorit fillon me reshje shiu

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 05:59
Ilustrim

Në parashikimi i motit për pesë ditë e ardhshme, Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se kjo javë parashihet të jetë mjaft dinamike sa i përket elementeve dhe dukurive meteorologjike.

Reshjet e shiut parashihen të fillojnë sonte për të vazhduar edhe gjatë ditës së hënë, meqë jemi nën ndikimin e  masave të ajrit me presion të ulët atmosferik.

Vranësirat të dendura të stadit të mesëm dhe të ulët të Troposferës të cilat kanë mbuluar territorin tonë, vazhdojnë të intensifikohen dhe si rezultat parashihen reshje shiu të intensitetit mesatar deri të lartë.

Dita e hënë dhe e mërkurë parashihen të jenë me më shumë reshje, për derisa ditët tjera parashihen të kenë më pak reshje edhe ato vende-vende.

Në viset malore, parashihen mundësitë për reshje bore. Situatë e paqëndrueshme pritet të mbajë edhe për gjatë shteteve fqinjë.

Maqedonia parashihet të ketë më shumë reshje krahasuar me shtetet tjera të kufirit. Temperaturat në nivel vendi parashihen të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius.

Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira, kur është fjala te cilësia e ajrit, pa i lënë të përmendim edhe kushtet agrometeorologjike të cilat do të jenë në favorin e bimësisë për shkak të reshjeve të cilat parashikohen gjatë ditëve vijuese.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-9 m/s, ndërsa në rrafshin e Dukagjinit, kryesisht në veriperëndim, shpejtësia maksimale parashihet të arrijë deri në 15 m/s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat