FLD-ja mban debat për ndërtimin e një shoqërie gjithpërfshirëse, prezent edhe ambasadori gjerman

Kosova

FLD-ja mban debat për ndërtimin e një shoqërie gjithpërfshirëse, prezent edhe ambasadori gjerman

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 18:50
Pamje nga debati

Forumi për Lidership dhe Diplomaci organizoi sot debatin “Si ta ndërtojmë një shoqëri më gjithëpërfshirëse dhe të barabartë” në kuadër të Projektit “Akademia – ngritja e pjesëmarrjes së grave rome, ashkali e egjiptiane në qeverisje dhe ekonomi në Kosovë”.

I mbështetur financiarisht nga Këshilli i Evropës, projekti u dedikohet vajzave dhe grave nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian për t’i fuqizuar me njohuri dhe përgatitur për vendimmarrje, shkruan në komunikatën nga FLD-ja.

Pjesëmarrës në këtë takim ishin edhe ambasadori gjerman, Joern Rohde, dhe koordinatorja për zhvillim pranë Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Ulrika Richardson.

Drejtoresha e FLD-së, Njomza Emini, tha se sukseset e edicionit të parë të kësaj akademie kanë shërbyer si motiv pvr aplikimin e pjesëmarrësve në këtë projekt.

“Gjatë këtyre aktiviteteve duhet që të fokusohemi te një qëllim krahas ngritjes profesionale e shoqërore të çdonjërës nga ne, duhet ta dimë që do shërbejmë si model edhe për shumë vajza dhe gra tjera që për shumë arsye, sot nuk janë me ne”, ka thënë Emini.

“Ato gjatë kohës sa do përcjellin këto aktivitete do shohin te ju mundësi, do shohin te ju zërin e munguar dhe do shprehin vullnetin ndoshta që në të ardhmen e afërt në aktivitete dhe projekte tjera të marrin pjesë përmes ofrimit të përvojave që ato kanë kaluar dhe të mësojnë gjëra të reja”.

Ndërkaq, Rohde dhe Richardson premtuan mbështetje për përmirësimin e kushteve të vajzave dhe grave nga të gjitha komunitetet, gjithnjë për pjesëmarrje në vendimmarrje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat