Nesër e pasnesër moti me reshje shiu

Kosova

Nesër e pasnesër moti me reshje shiu

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 00:54
Foto ilustrim

Depërtimi i sistemit frontal të një cikloni nga Italia që do të zhvendoset nga rajoni ynë, ditën e mërkurë sjell sërish të reshura shiu, por edhe erëra të fuqishme juglindore kryesisht nga rrafshi i Kosovës. Në vise malore paraqiten kushte edhe për reshje bore.

Deri në mbrëmje reshje pritet të pushojnë. E ditën e enjte parashihet të mbajë mot kryesisht me vransira, e orëve të mëngjesit edhe me mjegull përgjatë ultësirave. Nuk përjashohten mundës për riga lokale shiu. DItën e premte orëve të mbrëmjes me mundësi për reshje shiu, e në fundjavë kryesisht me vransira, ditën e shtunë mund të ketë edhe riga lokale shiu.

Temperaturat mbeten mbi vlera mesatare për këtë periudhë kohore, në të dy vlerat ekstreme.Indeksi i cilësisë së ajrit ditën e mërkurë pritet të përmirësohet në vlera të mjaftueshme dhe të mira, shkaku edhe i erërave më të fuqishme që do të fryjnë nga rrafshi i Kosovës.

Ditën e enjte me mungesë të qarkullimit të mjaftueshëm ajror, koncentrimet e ndotësve do të rriten, e indeksi do të kaloj në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta. 9.12.2020 – Kryesisht vranët dhe me erë.

Reshje shiu së pari në perëndim të vendit, e më pas gjatë ditës edhe në pjesët tjera. Viseve malore mbi 1200-1500m priten edhe reshje bore. Deri në mbrëmje reshjet do të pushojnë.

Temperaturat në vise të ulëta 3C deri 8C, e në vise malore 1C deri 3C. Era do të fryejë mesatarisht e fuqishme dhe fuqishme nga juglindja 7-14m/s, e nga rrafshi i Dukagjinit e lehtë jugore 1-4m/s. Indeks UV 1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat