Sot dy të shëruar dhe pesë raste të reja me covid-19 në Malishevë

Kosova

Sot dy të shëruar dhe pesë raste të reja me covid-19 në Malishevë

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 15:57
Malishevë

Bilanci i ditës së sotme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është dy të shëruar dhe pesë raste të reja.

Këto të dhëna janë të konfirmuara në komunikimin e rregullt me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës me Komunën e Malishevës dhe nga kontaktet në terren.

Rastet pozitive të ditës së sotme vijnë nga këto vendbanime: nga 1 në Bellanicë, Bubavec, Marali, Pagarushë dhe Vërmicë, ndërsa numri i rasteve aktive është 83.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë prekur 485 persona, prej tyre 372 janë shëruar, 30 kanë vdekur dhe aktiv me covid-19 janë edhe 83 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat