Moti për dy ditët e ardhshme

Kosova

Moti për dy ditët e ardhshme

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 18:24
Foto Ilustrim

Do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me reshje shiu, ndërsa në vise malore me lartësi mbi 1200m reshjet e shiut do të shoqërohen me fjolla bore.

Në fushat termike parashihet të kemi ndryshime të vogla, duke mbetur në amplituda afërsisht të njëjta me ditët paraprake, por që në fushat barike parashihet të ketë rritje graduale.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius.

Ndërsa, maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-7m/s. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat