Hoxhaj: PDK do të do të veproj gjithmonë në interes të qytetarëve dhe në të mirë të shtetit

Kosova

Hoxhaj: PDK do të do të veproj gjithmonë në interes të qytetarëve dhe në të mirë të shtetit

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 11:18
Pamje nga takimi

Kryetari në Detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka vizituar mbrëmë kryesitë e degëve në Suharekë dhe Dragash.

Gjatë bashkëbisedimit me kryesitë e këtyre degëve, Hoxhaj ka folur në lidhje me konstruktivitetin e PDK-së, për të mos qenë asnjëherë opozitë e qytetarëve dhe shtetit, por vetëm e pushtetit.

"Votimi i Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, me masat e propozuara nga PDK, do të ndihmojë qytetarët dhe bizneset që të tejkalojnë më lehtë këtë periudhë të pandemisë. Ju siguroj që Partia Demokratike e Kosovës do të veproj gjithmonë në interes të qytetarëve dhe në të mirë të shtetit", ka thënë ai.

Kryesitë e degëve të PDK-së në Suharekë dhe Dragash, i kanë dhënë mbështetjen e tyre të plotë vendimit të fundit të Kryesisë Qëndrore për votimin e Pakos së Rimëkëmbjes dhe për të gjitha zhvillimet tjera politike, në të cilat gjendet Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat