As numri i lartë i vdekjeve nuk ndalon frekuentimin e madh në Prishtinë për dekorimet e fundvitit

Kosova

As numri i lartë i vdekjeve nuk ndalon frekuentimin e madh në Prishtinë për dekorimet e fundvitit

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 19:11
Prishtinë

Ndonëse komuna e Prishtinës pati 244 raste me koronavirus nga 590 të infektuar në raportin 24-orësh të fundit, të lëshuar nga IKSHPK’ja, kjo nuk ia u ka ndaluar qytetareve që ta frekuentojnë sheshin ‘Skendërbeu’ dhe atë ‘Zahir Pajaziti’, në të cilat u investua për dekor për festat e fundvitit.

Një fotografi e shkrepur nga vendi i ngjarjes, tregon fluksin e madh të njerëzve që mbretëronte në Komunën e Prishtinës, pak para orës 19:00.

Meqë Prishtina kategorizohet në zonën e kuqe të rrezikshmërisë për kah numri i rasteve me Covid-19, ora policore në kryeqytet fillon nga 19:00 dhe mbaron në 05:00.

Përgjatë 24 orëve të fundit, Kosova ka pasur më se 13 vdekje nga virusi korona. Numri total i viktimave të Covid-19, kësisoj, ka shkuar në 1,174.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat