Gjatë 24 orëve 60 aktakuza, ndaj 68 personave

Kosova

Gjatë 24 orëve 60 aktakuza, ndaj 68 personave

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 11:29
Foto ilustrim

Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur gjashtëdhjetë (60) aktakuza kundër gjashtëdhjetetetë (68) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar tetë (8) persona, si dhe janë bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit të katër (4) personave, për shkak të dyshimit se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit të tre (3) personave, për veprat penale “Blerja, posedimi, shpëlarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshme dhe substancave psikotrope, nga neni 267 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, në lidhshmëri edhe me veprën penale “Krimi i organizuar” nga neni 277 të KPRK-së.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar, si dhe ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar për veprën penale “Vjedhje”. Me aktvendim të prokurorit të shtetit të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar për 48 orë dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh për kryerjen veprave të ndryshme penale, si dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për vepra të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme penale. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat