Kjo komunë ndan 40 mijë euro për ti ndihmuar familjet skamnore

Kosova

Kjo komunë ndan 40 mijë euro për ti ndihmuar familjet skamnore

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 08:45
Istog

Komuna e Istogut ka planifikuar që nga buxheti i saj të ndajë 40 mijë europër ti ndihmuar familjet në nevojë

Sipas kontratës së publikuar në faqen e prokurimit publik,  këto të holla do të ndahen për furnizim me pako ushqimore për familjet skamnore.

Ky tender i është dhënë kompanisë “Beni Dona”.

Tutje bëhet e ditur se shpërndaja e këtyre ndihmave do të bëhet vetëm brenda komunës së Istogut, duke mos dhënë detaje se sa familje do të përfshihen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat