5 komunat që prijnë për numrin e rasteve aktive me Covid dhe komuna që nuk ka asnjë rast

Kosova

5 komunat që prijnë për numrin e rasteve aktive me Covid dhe komuna që nuk ka asnjë rast

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 11:18
Foto Ilustrim

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë, në mars të këtij viti e deri më tani janë shënuar 47 mijë e 203 raste pozitive me Covid19.

Ndonëse edhe numri i të shëruarve ka arritur në 34 mijë e 637 raste, një numër i tyre vazhdon të jenë aktiv.

Në raportin e përditësuar nga IKShPK-ja janë publikuar të dhënat të cilat tregojnë me saktësi numrin e rasteve aktive nëpër të gjitha komunat e Kosovës.

Në këtë listë, prijnë Prishtina, Mitrovica e Jugut , Fushë Kosova , Podujeva e Gjilani.

Vetëm në komunën e Prishtinës, janë 4901 raste aktive, ndërsa dukshëm më pak por në vendin e dytë pozicionohet komuna e  Mitrovicës së Jugut me 668 raste aktive.

Në vendin e tretë pozicionet komuna e Fushë Kosovës që ka 634 raste me Covid.

Ndërsa vendin e katërt është e pozicionuar komuna e Podujevës me 622 raste aktive.

Një pozitë më poshtë është komuna e Gjilanit që ka 466 raste aktive, duke rrumbullaksuar kështu pesëshen e komunave me më së shumti raste aktive me Covid.

Në anën tjetër brenda Kosovës ka edhe komuna që nuk kanë fare raste aktive me Covid. Bëhet fjalë për komunën e Parteshit e cila nuk ka asnjë rast të vetëm aktiv.

Ndërsa një rast është në komunën e Mitrovicës Veriore, e dy raste aktive janë në komunën e Zveçanit. 3 raste aktive me Covid janë në komunën e Ranillugut e banuar po ashtu me popullatë serbe.

Shtërpca e Leposaviqi janë dy komuna tjera serbe e që kanë nga pesë raste.Ndërsa një komunë tjetër e Kosovës e banuar me shqiptarë ajo e Junikut, ka vetëm 7 raste aktive.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat