Shpallet e pafajshme gjyqtarja Safete Tolaj, lajmin e jep avokati

Kosova

Shpallet e pafajshme gjyqtarja Safete Tolaj, lajmin e jep avokati

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 18:19
Foto ilustrim

Avokati Kujtim Kerveshi ka njoftuar se sot ka pranuar Aktgjykimin e Gjykatës së Apelit me të cilin kjo gjykatë e refuzon ankesën e Prokurorisë Themelore në Ferizaj dhe vërteton Aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Ferizaj e cila pas rigjykimit përsëri (për herë të dytë) e shpall të pa-fajshme ish gjyqtaren Safete Tolaj.

Kerveshi ka thënë se afera kishte nisur nga raportimi në media në vitin 2017.

Po ashtu ai ka thënë se Tolaj me gjykimin u përball pa qenë në detyrë të gjyqtares.

‘Znj Tolaj me gjykimin u përball pa qenë në detyrë të gjyqtares. Kujtoj edhe sot një pjesë të aktdorëheqjes së saj:’Unë mund të kem dështuar si nënë, por nuk kam dështuar si gjyqtare’, ka thënë Kerveshi.

Kerveshi ka treguar se përfundimisht, ajo tanë është shpallur e pa-fajshme.

Më poshtë keni njoftimin e plotë:

Për të gjitha palët e interesuara;

Sot kam pranuar Aktgjykimin e Gjykatës së Apelit me të cilin kjo gjykatë e refuzon ankesën e Prokurorisë Themelore në Ferizaj dhe vërteton Aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Ferizaj e cila pas rigjykimit përsëri (për herë të dytë) e shpall të pa-fajshme znj Safete Tolaj, ish gjyqtare!

“Afera” kishte nisur nga raportimi në media në vitin 2017!

Sa shumë kam për të thenë për këtë rast, por do të shkruaj për te në një moment më të përshtatshëm kohor për mua!

Znj Tolaj me gjykimin u përball pa qenë në detyrë të gjyqtares. Kujtoj edhe sot një pjesë të aktdorëheqjes së saj:

“Unë mund të kem dështuar si nënë, por nuk kam dështuar si gjyqtare”.

Ajo po ashtu e kishte njoftuar Keshillin Gjyqësor të Kosovës se nuk pranon që në bankën e të akuzuarës të ulet si gjyqtare! U paragjykua në publik nga ish kreu i KGjK-së!

Përfundimisht, ajo tani është shpallur e pa-fajshme!

Kërkesa për drejtësi po i persekuton zyrtarët e pa fajshëm! Uroj që kjo praktikë të ndërpritet!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat