45 aksidente në trafik shkaktohen për një ditë në Kosovë

Kosova

45 aksidente në trafik shkaktohen për një ditë në Kosovë

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 10:35
Foto ilustrim

Dhjetëra aksidente në trafik po vazhdojnë të shkaktohen për çdo ditë në vend.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shkaktuar 45 aksidente në trafik.

18 aksidente kanë qenë me të lënduar ndërsa 27 me dëme materiale.

Gjatë kësaj kohe, policia ka shqiptuar edhe gjoba ndaj gjithë atyre që nuk kanë respektuar rregullat në trafik.

Kësisoj policia ka shqiptuar 557 gjoba për mosrespektim të rregullave në trafik.

Kujtojmë që me uljen e temperaturave, Policia e Kosovës kishte kërkuar nga qytetarët që të kenë kujdes gjatë vozitjes për shkak të mjegullës dhe ngricave.

Ndërsa, vit pas viti në vend shkaktohen qindra aksidente në trafik, shumë prej të cilave përfundojnë edhe me fatalitet.

Shkaktarët kryesorë të aksidenteve në trafik janë vlerësuar të jenë, shpejtësia, vozitja nën ndikimin e alkoolit, përdorimi i telefonit gjatë vozitjes dhe mosrespektimi i shenjave në trafik.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat