Si do të jetë moti në ditët e fundit të vitit?

Kosova

Si do të jetë moti në ditët e fundit të vitit?

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 07:52
Foto ilustrim

Mot kryesisht i vranët dhe i butë do të mbajë gjatë këtyre ditëve të fundit të vitit 2020.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, situata e krijuar meteorologjike do të vijojë të mbetet prezente mbi vendin tonë.

Vranësirat e krijuara gjatë vikendit do të vazhdojnë të mbeten jostabile duke krijuar kushte për reshje shiu në viset e ulëta, ndërsa në viset malore reshje sqote.

Mëngjesi i Vitit të Ri pritet të jetë me mot stabil, pa borë në viset mesatare, por vende-vende mund të ketë riga lokale shiu. Temperaturat do të jenë dukshëm mbi vlerat e mesatareve.

Temperaturat minimale gjatë kësaj periudhe do të lëvizin ndërmjet -1 apo 0 deri 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-11 gradë Celsius.

Reshjet e fundit që ranë mbi territorin tonë kanë zbutur sado pak mungesën e ujit në liqenet tona artificiale. Reshje pritet të ketë edhe në ditët vijuese të janarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat