Dy të mitur e goditën me sakicë në kokë, viktima rrëfen ngjarjen

Kosova

Dy të mitur e goditën me sakicë në kokë, viktima rrëfen ngjarjen

Më: 8 janar 2021 Në ora: 00:24
Muhamet Gashi

Dy të mitur dyshohet se sulmuan me mjet të mprehtë një person, ai mori trajtim në QKUK.

Kokën e ka të mbështjellur të tërën me fasha.

Në këtë gjendje është Muhamet Gashi nga fshati Janjevë i Komunës së Lipjanit, pasi i njëjti dyshohet se u sulmua me sëpatë nga dy të mitur.

Ai thotë se të mërkurën u sulmua nga dy bashkëfshatarë, për motive që ende nuk dihen. 

Muhameti, i cili i takon komunitetit egjiptian, thotë se nuk kishte probleme më herët me asnjërin nga personat që e sulmuan.

E ndryshe thotë babai i Muhametit, Hajredini.

Ai tregon disa raste kur të njëjtit persona kanë shkaktuar probleme ndaj familjes së tyre.

Gashi thotë se do të kërkojë drejtësi për këtë rast.

Duket se incidente në këtë fshat kanë ndodhur edhe më herët.

Kongjeli thotë se përkundër kësaj atë familje e kanë ndimuar disa herë.

Kurse rastin e konfirmojnë edhe Policia e Kosoves.

Ndryshe, ekipi ka provuar të enjten të marrë një qëndrim edhe nga familjet e dy të dyshuarve për sulmin, por të njëjtit kanë refuzuar të deklarohen për këtë rast.

 

 
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat