Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Kosova

Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Më: 12 janar 2021 Në ora: 18:12
Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Mbi vendin tonë gjatë dy ditëve të ardhshme parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me reshje të dobëta bore.

Reshjet më intensitet mesatar priten të bien në vise të larta kodrinore-malore.

Kjo situatë meteorologjike me këtë mot të ftohtë do të vazhdoj të paktën për tetë ditë të ardhshme dhe vije si pasojë e prezencës së masave ajrore të fuqishme me origjinë nga veriu i kontinentit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -6 deri-1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 0 deri 2 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-9m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat