Fundjavë e ftohtë në Kosovë

Kosova

Fundjavë e ftohtë në Kosovë

Më: 15 janar 2021 Në ora: 20:43
Ilustrim

Në fundjavë shumë më ftohtë, mundësi edhe për rrebeshe të dobëta bore. Edhe në fillim të javës së ardhshme mbetet mot i ftohtë, me vransira dhe intervale me diell.

15.01.2021 - Depërtimi i një bërthame ciklonike me masa të ftohta ajrore polare nga verilindja e kontinentit mbi rajon, sjell në ditët e fundjavës mot më të ftohtë, e kohëpaskohe me mundësi për rrebeshe të dobëta bore.

E mot i ftohtë mbetet edhe në fillim të javës së ardhshme, megjithëse me më shumë intervale me diell nga dita e martë. Në pjesën e dytë të javës rryma më të ngrohta ajrore, më pas mundësojnë rritje të temperaturave, e në fundjavë me mundësi edhe për reshje shiu.

Ditëve të fundjavës, mund të ketë qarkullim më të mirë ajror, që mban ndotësit ajror më të shpërndarë, e indeksi i cilësisë së ajrit do të zbres edhe në vlera mesatare dhe të mjaftueshme. Orëve të mbrëmjes dhe në mungesë të erërave indeksi kalon edhe në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta. E në fillim të javës koncentrimi i ndotësve do të jetë më i rritur, e në këtë rast indeksi do të mbetet më shumë në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta.

16.01 - Mot i ftohtë, me erë dhe vransira të ndryshueshme, herë herë edhe me rrebeshe të dobëta bore.

17.01 - Shumë ftohtë, kryesisht me vransira. Orëve të mbrëmjes me mundësi për rrebeshe të dobëta bore.

18.01 - Mot shumë i ftohtë, pjesërisht me vransira. Herët në mëngjes me mundësi për ndonjë rrebesh të dobëta bore. Pasdite dhe në mbrëmje me kthjellime.

19.01 - Mot shumë i ftohtë, me vransira dhe intervale me diell.

20.01 - Ftohtë, kryesisht me kthjellime dhe diell gjatë ditës.

Temperaturat e ajrit vijojnë të zbresin ndjeshëm nën vlera mesatare, me minimale që zbresin nga -6C deri në -11C, e maksimalet zbresin në -4C, e deri nga mesi i javës së ardhshme rriten deri në 1C.

Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga krahu verior 3-11m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rritje lartë mbi vlera normale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat