Në Skenderaj nis aplikimi për subvencionin për secilin fëmijë të lindur gjatë vitit 2021

Kosova

Në Skenderaj nis aplikimi për subvencionin për secilin fëmijë të lindur gjatë vitit 2021

Nga: A.SH Më: 18 janar 2021 Në ora: 15:41
Foto ilustrim

Në Komunën e Skenderajt ka nisur aplikimi për subvencionin për secilin fëmijë të lindur gjatë vitit 2021.

Kryetari i Komunës, Bekim Jashari ka publikuar dokumentin me të cilin njofthen të gjithë qytetarët e Skenderaj se çka duhet të kenë për të aplikuar.

Postimi në Facebook:

Të dashur qytetarë,

Nga sot ka nisur aplikimi për të marrë subvencionin për secilin fëmijë të lindur gjatë vitit 2021.

Për marrjen e subvencionit për fëmijët e lindur nga data 01.01.2021, në shumën prej 100 euro për secilën lindje, duhet të keni këto dokumente:

1. Kërkesa (merret në sportelin nr.13)

2. Fotokopja e letërnjoftimit të prindit

3. Dëshmi e vendbanimit të prindit

4. Çertifikata e lindjes për fëmijën

5. Konfirmimi bankar

Dorëzimi i aplikacioneve bëhet në çdo ditë pune, nga ora 08:00- 16:00, në sportelin e arkives, nr 13, në objektin e komunës së Skenderajt.

Bashkë për ardhmerinë tonë!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat