Haradinaj në Han të Elezit: Programi i AAK-së është kontrata jonë me qytetarët

Kosova

Haradinaj në Han të Elezit: Programi i AAK-së është kontrata jonë me qytetarët

Më: 22 janar 2021 Në ora: 23:43
Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, takimet e ditës së sotme i ka përfunduar në Han të Elezit.

Ai ka shkruar se në këtë komunë nuk ka munguar mikpritja e ngrohtë e qytetarëve.

“Ditën e sotme e përmbylla me takimin në Han të Elezit, ku nuk mungoi mikpritja e tyre e ngrohtë. Hani i Elezit shërben si një urë lidhëse midis nesh dhe fqinjit tonë jugor. Biseduam për problemet e sfidat e qytetit tonë kufitar dhe domosdoshmërinë e nxitjes së zhvillimit edhe në këtë pjesë shumë të bukur të Kosovës tonë”.

Ai ka thënë se “programi i Aleancës është kontratë e jona me qytetarët, të cilët i ftojmë ta përkrahin me votë me 14 shkurt”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat