Polici ushtroi dhunë ndaj gruas prej vjetësh, nëna e tre fëmijëve thotë se shteti s’po i ofron mbrojtje

Kosova

Polici ushtroi dhunë ndaj gruas prej vjetësh, nëna e tre fëmijëve thotë se shteti s’po i ofron mbrojtje

Më: 23 janar 2021 Në ora: 21:28
Kjo vepër penale, bëri që polici me inicialet B.J. të arrestohet nga Inspektorati i Policisë së Kosovës.

Është institucioni i cili ka për detyrë t’i sigurojë mbrojtje qytetarëve të Kosovës. Këtu përfshihet edhe ndihma që u ofrohet nga Policia e Kosovës në rastet e dhunës në familje.

Por pikërisht një zyrtar policor nga kryeqyteti, dyshohet se të ushtroi dhunë ndaj gruas së tij.

Kjo vepër penale, bëri që polici me inicialet B.J. të arrestohet nga Inspektorati i Policisë së Kosovës.

E viktima, është deklaruar për rastin.

Ajo thotë se nuk është hera e parë që bashkëshorti që shërben në Policinë e Kosovës ushtron dhunë ndaj saj.

Për këtë arsye, ajo po kërkon urdhër mbrojtje nga institucionet.

Megjithatë, ani pse kërkesa u dërgua, institucionet përgjegjëse gjatë ditës nuk i kthyen përgjigje.

Nëna e tre fëmijëve rrëfen se ka duruar dhunën e bashkëshortit ndër vite.

E në ndihmë të saj është vënë edhe Qendra për Ndihmë Juridike dhe Zhvillim Regjional.

Anton Nrecaj thotë se viktimës po i bëhet shkelje ligjore në këtë rast.

Ai tregon se si viktima në fjalë duhet ta marrë mbrojtjen ligjore brenda ditës, në rast kur Gjykatat janë në pushim gjatë fundjavës.

Inspektorati Policor i Kosovës ka bërë të ditur se i dyshuari është suspenduar nga puna.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat