Hoxhaj në Rahovec: Do të mbështesim çdo hektar të vreshtave nga 1 mijë në 2 mijë euro

Kosova

Hoxhaj në Rahovec: Do të mbështesim çdo hektar të vreshtave nga 1 mijë në 2 mijë euro

Më: 28 janar 2021 Në ora: 14:10
Hoxhaj në Rahovec

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh kandidati për kryeministër Enver Hoxhaj, dje ka zhvilluar një takim me vreshtarët e Komunës së Rahovecit, ku ka prezantuar Planin e Rimëkëmbjes Ekonomike. Nga atje, Hoxhaj tha se sektori i bujqësisë do të jetë prioritet në qeverinë e tij.

Hoxhaj ka thënë se qeveria e udhëhequr nga ai do të krijojë lehtësira për vreshtarët, ku ka përmendur se rrushin të cilin nuk mund ta shesin do ta blejë qeveria e vendit.

“Në të ardhmen do ta mbështesim çdo hektar të vreshtave nga 1 mijë në 2 mijë euro për shkak të goditjes që ka marrë nga pandemia. Ne garantojmë çmimin e prodhimit të rrushit dhe nëse prodhimtarët e rrushit kanë problem që ta shesin atë do t’i mbështesë qeveria e Kosovës.”, ka thënë Hoxhaj përmes një videoje që e ka publikuar në faqen e tij në Facebook.

Tutje, ai ka thënë se në kuadër të planit për rimëkëmbje ekonomike të Kosovës prioritet kryesor do të jetë sektori i bujqësisë. 

“Kam vizituar Komunën e Rahovecit dhe disa prodhues të verërave dhe kantinave të ndryshme, të cilët prodhojnë verë për tregun e brendshëm dhe të jashtëm.  Për çdo litër të verës e cila eksportohet jashtë vendit po ashtu do të ketë subvencionim konkret dhe mbi të gjitha do të bëjmë përpjekje maksimale që të sjellim sa më shumë investitorë në Komunën e Rahovecit dhe kjo pjesë e Kosovës të shndrrohet në një qendër të madhe të agrobiznesit dhe agroturzmit”, ka shtuar Hoxhaj.

Nga Rahoveci, Hoxhaj ka thënë se nga 15 shkurti PDK-ja do të udhëheqë me vendin, pas dy qeverive të cilat sollën vetëm krizë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat