QKMF e Fushë Kosovës furnizohet me pajisje e material shpenzues

Kosova

QKMF e Fushë Kosovës furnizohet me pajisje e material shpenzues

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 10:24
Armend Zemaj

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj thotë të kenë dorëzuar pajisje e material shpenzues në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Fushë Kosovë.

Zemaj njoftoi për këtë furnizim përmes një postimi në Facebook.

Ai u shpreh edhe se mjekësia primare ka nevojë çdo herë për këto pajisje e materiale shpenzuese.

“Mjekësia primare, çdo herë ka nevojë për pajisje dhe material shpenzues, pasi është kontakti i parë i qytetarit, kur ai ka shqetësime shëndetësore. Sot, me kënaqësi, dorëzova pajisje për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, në Fushë Kosovë. Pajisjet dhe materiali shpenzues që kjo qendër e pranoi sot, do të jetë ndihmesë modeste për cilësinë e shërbimeve shëndetësore. Stafin dhe personelin e urova për suksese në punën e tyre humane! #Vazhdojmë!”, ka shkruar Zemaj në “Facebook”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat