Gjatë 24 orëve të fundit 86 aktakuza kundër 104 personave

Kosova

Gjatë 24 orëve të fundit 86 aktakuza kundër 104 personave

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 11:52
Foto ilustrim

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore dhe Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, janë ngritur tetëdhjetegjashtë (86) aktakuza kundër njëqindekatër (104) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë shtatëmbëdhjetë (17) persona, si dhe janë bërë katër (4) kërkesa për caktim të paraburgimit të shtatë (7) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur një (1) aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër tre (3) të pandehurve me iniciale D.G, V.K, dhe Rr.S. për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe “Privimi i kundërligjshëm i lirisë”.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dymbëdhjetë (12) persona të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona, si dhe ka ngritur njëzeteshtatë (27) aktakuza kundër tridhjetetetë (38) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person për 48 orë, si dhe ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person. Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dy (2) persona, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, me ndalim në Institutin e Psikiatrisë Forenzike kundër një (1) personi dhe ka ngritur  njëmbëdhjetë (11)  aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë,  gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestarë, janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe është bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi  të dyshuar. Prokuroria Themelore në Gjakovë ka  ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave për vepra të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për tre (3) persona, për shkak të veprave penale “Grabitja”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe  “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.  Po ashtu, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat